Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, zbardhet ekspertiza mjekoligjore

Vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, zbardhet ekspertiza mjekoligjore
October 17
09:12 2016

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka zbardhur së fundmi ekspertizën mjekoligjore, e cila është kërkuar si provë disa herë nga organi i akuzës dhe që rrëzon hamendësimet se adoleshenti Ardit Gjoklaj mund të ketë humbur jetën nga rrëzimi apo nga goditja me sende të forta.

Autopsia, e cila tashmë i është bashkangjitur dosjes si provë, konfirmon se 17-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e shtypjes nga fadroma, raporton “Panorama”. Vdekja e tij ka ardhur si pasojë e shtypjes së trupit në sipërfaqe të gjerë, përfshirë këtu gjoksin, gjymtyrët e sipërme dhe kokën.

Hetuesit bëjnë me dije një tjetër detaj të zbardhur nga akti i ekspertimit. Mësohet se telefoni celular i të riut është gjetur “i ngulur” në trupin e tij. Ai e ka pasur telefonin në xhepin e rrobave në anën e majtë të gjoksit.

Raporti i autopsisë, i cili ka vonuar rreth dy muaj, është bazuar në këqyrjen e trupit të Ardit Gjoklajt më 7 gusht 2016, në analizat biologji-kimike dhe interpretimet e specialistëve. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje