Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, familjarët: Përpjekje për fshehje të krimit

Vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, familjarët: Përpjekje për fshehje të krimit
August 29
11:58 2016

Në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, e cila akuzon Bashkinë e Tiranës për vdekjen e 17-vjeçarit Gjoklaj, ishin të pranishëm edhe familjarët e të riut, trupi i pajetë i të cilit u zbulua pak kohë më parë nga punonjësit në landfillin e Sharrës.

Xhaxhai i 17-vjeçarit u shpreh për “News 24” se po mundohet që të fshihet krimi: “Kam ardhur t’i bëj thirrje qytetarit të parë të Tiranës mos të mundohet kush të përgënjeshtrojë këtë vrasje që na ka ndodhur neve. Mirë që na kanë vrarë djalin, por janë munduar me fsheh krimin”.

I pranishëm ishte edhe vëllai i vogël i viktimës, i cili kërkoi që të vendoset drejtësia. Nga ana tjetër, sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, u shpreh se faktet e zbuluara deri tani bëjnë përgjegjës kryebashkiakun Erion Veliaj.

Vrasja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj dyshohet se është kryer gjatë punës në grumbullimin e mbeturinave, momenti kur ai është parë për herë të fundit nga punëtorët në landifillin e Sharrës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje