Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdon dhuna në stadiumet shqiptare, rrihet gjyqtari!

Vazhdon dhuna në stadiumet shqiptare, rrihet gjyqtari!
December 13
17:14 2017

 

Pas dhunës së ushtruar në ndeshjen Përmet-Këlcyrë, një tjetër rast i ngjashëm është regjistruar edhe në ndeshjen Vllazni-Tiranë.

Fundi i ndeshjes ka lënë të pakënaqur shkodranët, të cilët pasi e panë veten të eleminuar nga Kupa e Shqipërisë me rezultatin 2:0, kanë ushtruar dhunë ndaj tiranasve.

Kur gjyqtari Gjorgji ka sinjalizuar mbarimin e sfidës, tifozat e Vllaznisë kanë nisur përleshjen me tifoza e Tiranës dhe nga dhuna nuk ka shpëtuar as gjyqtari, i cili është sulmuar nga tifozët.

Por më shumë nga kjo ngjarje mund të klikoni videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje