Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vazhdon “beteja 17 milionëshe” mes Cardiff dhe Nantes për Emiliano Sala

Vazhdon “beteja 17 milionëshe” mes Cardiff dhe Nantes për Emiliano Sala
April 16
19:43 2019

Kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga aksidenti ajror që i mori jetën tragjikisht sulmuesit Emiliano Sala, e sërish beteja mes Nantes dhe Cardiff vazhdon. Vdekja e argjentinasit, vetëm disa ditë pasi ishte zyrtarizuar transferimi i tij nga klubi francez tek ai uellsian për 17 milionë euro, vazhdon të krijojë polemika.

Nantes e pretendon këtë shifër, ndërkohë që Cardiff nuk ka ndërmend ta paguajë. Nisur nga kjo momarrëveshje, klubi bga Franca i është drejtuar FIFA-s, që ka filluar të mbledhë të gjithë dokuementacionet e transferimit.

Fillimisht, palët respektive ishin të gatshme të uleshin në tavolinë dhe të gjenin një zgjidhje, por klubi uellsian ka ndryshuar mendim. Zyrtarët e Cardiff thonë se nuk është depozituar asnjë dokument që zyrtarizon blerjen e lojtarit dhe se ai nuk është regjistuar si futbollist në kampionatin anglez. Nantes nga ana tjetër, bënë të ditur se dokumentacioni ishte i plotësuar sipas rregullroes së FIFA-s. Duket se ‘lufta” për këtë çeshtje do të vazhdojë deri në fund. /Blitz.al/

Share