Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdojnë tensionet në Idomeni, refugjatët godasin me gurë policinë

Vazhdojnë tensionet në Idomeni, refugjatët godasin me gurë policinë
March 29
14:11 2016

Edhe sot ka pasur tension mes refugjatëve. Para pak orësh është shënuar incidenti i radhës në kampin në Idomeni, në linjën hekurudhore ku po strehohen refugjatë që prej 11 ditësh.

Në përpjekjen e policisë për të evakuuar linjat, refugjatët kanë bërë qëndresë duke iu përgjigjur në shenjë proteste e duke hedhur gurë mbi ta. Forcat e policisë kanë marrë një grua, por menjëherë refugjatët kanë reaguar duke e tërhequr gruan nga duart e efektivëve. Rreth orës 14:00 situata u qetësua. Këtë herë refugjatët kanë vendosur të ngrenë zërin dhe informuan të gjithë në kamp për të dërguar mesazhin e tyre drejt Europës.

Shperndaje