Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdojnë protestat te liqeni. Rama- Basha, “luftë” në rrjete sociale

Vazhdojnë protestat te liqeni. Rama- Basha, “luftë” në rrjete sociale
March 28
10:38 2016

Protesta të ashpra po zhvillohen aktualisht në zonën e liqenit në Tiranë. Qindra protestues janë mbledhur sërish dhe kanë tentuar të hyjnë brenda territorit të rrethuar nga bashkia për ndërtimin e parkut për fëmijë, por kanë hasur në përplasje me policinë. Protesta është paralajmëruar më parë nga anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen.

Duke e cilësuar kryetarin e bashkisë, Veliaj, si tradhtar të qytetarëve  pasi nuk ka bërë konsultim publik rreth projektit, demokrati Gerti Bogdani është shprehur se do të protestojë sot për të mbrojtur “mushkëritë e qytetit” dhe pasurinë e qytetarëve.

Menjëherë ka reaguar kryeministri Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook: “Vizion jo. Program jo. Ekip as që bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj që të shfrysh inatin me qeverinë #VajmedetPD”.

Fill pas reagimit të tij është kundërpërgjigjur kryeopozitari Lulëzim Basha%2