Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdojnë masat administrative të Policisë Rrugore ndaj drejtuesve të mjeteve rrugore

Vazhdojnë masat administrative të Policisë Rrugore ndaj drejtuesve të mjeteve rrugore
October 03
16:47 2016

Nga Anduena Llabani

 

Vijon puna e Policisë Rrugore në gjithë vendin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për aplikimin e masave ndëshkuese të reja për shkelësit e nenit 170 të Kodit Rrugor, por jo vetëm për këtë nen por për të gjitha shkeljet dhe konkretisht:

Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 685 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.998 masa administrative.

Janë arrestuar 20 drejtues mjeti nga të cilët:

7 në gjendje të dehur
13 të pa paisur me Leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 122 Leje Drejtimi, nga këto 18 për alkool, 76 për shpejtësi dhe 28 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 108 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

144 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,

Si dhe 848 masa administrative për shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje