Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vatikani tronditet nga sulmi në kishën në Normandi të Francës, reagon Papa

Vatikani tronditet nga sulmi në kishën në Normandi të Francës, reagon Papa
July 26
15:55 2016

Vatikani ka dënuar vrasjen barbare të një prifti francez në meshën e të martës, në një kishë  në Normandi.

Papa Françesku ka shprehur dhimbjen dhe tmerrin për këtë sulm terrorist, në të cilin mbeti i vdekur prifti i fshatit At Zhak Hamel dhe 3 persona të tjerë janë plagosur. Sulmi është kryer në qytetin e vogël të Normandisë, në Francën Veriore. Sulmuesit kanë marrë peng 5 njerëz në kishë dhe kanë thirrur “Allahu Ekber”.

Prifti ka vdekur si pasojë e prerjes së fytit, gjithashtu edhe një person tjetër, të cilit i është prerë fyti, është mes jetës dhe vdekjes. Më pas sulmuesit janë vrarë nga policia.

Kryepeshkopi i Rouen, Domenique Lebrun, tha se At Hamel u vra duke u bërë thirrje njerëzve të protestonin kundër dhunës. “ Unë do të thërras Perëndinë me të gjithë njerëzit e mirë”,- ka thënë Hamel.

Në Vatikan, At Frederico Lombardi ka thënë për Radio Vatikanin: “ Ne jemi të tronditur sepse ky sulm i tmerrshëm u zhvllua në një kishë ku është  shpallur dashuria e Perëndisë”.

Gjithashtu, presidenti francez, Francois Hollande, ka qenë në këtë fshat dhe është shprehur i tronditur nga sulmi./Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje