Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vatikani konfirmon: Kremtimi i 38 martirëve shqiptarë, më 5 nëntor në Shkodër

Vatikani konfirmon: Kremtimi i 38 martirëve shqiptarë, më 5 nëntor në Shkodër
July 13
09:17 2016

Ati i Shenjtë, Papa Francesku, ka shpallur datën historike të Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të Imzot Vincens Prennushit dhe 37 shokëve të tjerë. Në letrën e dërguar nga Ati i Shenjtë, konfirmohet se data e Kremtimit do të jetë 5 nëntor 2016. Vendi i kremtimit do të jetë Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit në qytetin e Shkodrës dhe Riti i Lumnimit do të udhëhiqet nga Kardinali për Çështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Angelo Amato.

“Me këtë shpallje, kemi plotësuar të gjitha detajet e nevojshme. Tashmë, na takon neve që t’i naltojmë e të përgatitemi për t’i nderuar me festën tonë të hareshme shpirtërore. Si ipeshkëv i Vendit ku do të kremtohet Mesha e Lumnimit, dhe në emër të Konferences Ipeshkvore, Ju jap bekimin dhe nxitjen për të kremtuar denjësisht këtë moment historik për Kishën dhe Kombin. Zoti Ju bekoftë!”, është shprehur Angelo Massafra, Arqipeshkev Metropolitan i Shkodrës dhe i Pultit.

Komento