Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vatikan – Presidenti Meta pritet në audiencë nga Papa Françesku

Vatikan – Presidenti Meta pritet në audiencë nga Papa Françesku
September 17
12:23 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u prit në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Lajmin e ka njoftuar vetë kreu i shtetit, përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruan se ndihet i lumtur nga audienca e veçantë me Papën dhe në foto duket i shoqëruar nga dy vajzat  e tij Era dhe Bora Meta. Gjithashtu, duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta e siguroi atë për vokacionin e qartë e të pandryshuar europian të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit europian.

Sipas “Balkanweb”, të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme që merr në ditët e sotme modeli shqiptar i harmonisë ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, si dhe ranë dakord për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për promovimin e mëtejshëm të kësaj vlere në mbarë botën.

“Europa po përjeton një dimër demografik, ndaj, vendi juaj duhet të mos vuajë nga ky fenomen, i cili kërkon një përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje më të madhe në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për ta. Rrallë kam parë aq shumë të rinj gjatë vizitës sime në Tiranë sa në asnjë vend tjetër, e duhet bërë gjithçka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre.” – u shpreh Papa gjatë audiencës. /Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje