Blitz

 Breaking News

Vaksina kundër Covid-19 mund të dalë në treg më afër nga ç’e prisnim!

Vaksina kundër Covid-19 mund të dalë në treg më afër nga ç’e prisnim!
April 01
14:05 2020

Lajmet se vaksina kundër Covid-19 mund të dalë në treg pas 1 ose 2 vitesh na trishtuan të gjithë por një lajm i mirë në horizon na jep shpresë të gjithëve pasi vaksina kundër virusit i cili po merr me mijëra jetë njerëzish mund të jetë afër dhe jo pas 1 apo 2 vitesh, gjithmonl duke shpresuar!

Ditën e martë u bë me dije nga Ambasada Kineze në Spanjë se vaksina e parë kundër Covid-19 ka nisur të testohet, por duhet të paktën një muaj për të pritur rezultatet e para.

Aprovimi i një vaksine nuk është një proçes i shpejtë, por deri tani për t’ju nënshtruar këtij testi janë regjistruar 5000 njerëz, 108 prej të cilëve janë zgjedhur për të marrë pjesë në fazën e parë. Të zgjedhurit do të kalojnë një kohë në karantinë ku do të jenë gjithë kohës në kontakt me shkencëtarët për t’i treguar situatën e tyre.

Chen Wei, shkencëtari kryesor i kësaj vaksine foli rreth këtij procesi duke thënë se:

“Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Nëse rezulton efektive, do t’i jepte fund pandemisë.”

Share