Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vajzat ndihen të patalentuara në moshën 6-vjeçare

Vajzat ndihen të patalentuara në moshën 6-vjeçare
January 27
10:47 2017

Vajzat nisin ta ndiejnë veten më pak të talentuara se djemtë në moshën 6-vjeçare, – ka konkluduar një grup studiuesish amerikanë.

Më tej ata shtuan se kjo mungesë besimi në vetvete e vajzave në këtë moshë mund të ndikojë në karrierën e tyre në të ardhmen.

Studimi i bazuar te 400 fëmijë rezultoi se në moshën 5-vjeçare të dyja gjinitë e mendonin veten e tyre perfekte.

Por vetëm 1 vit më pas, ky raport i vetëbesimit ndryshon. Ekipi nga Universiteti i Princeton thotë se kjo ndodh pasi në moshën 6-vjeçare nisin të shfaqen disa stereotipe që mungonin më parë.

Disa prej arsyeve që ata rendisin se çojnë në këtë situatë janë kontakti me median, fëmijë të tjerë, mësuesit, prindërit.

Studimi është bërë nëpërmjet disa eksperimenteve. Njëri prej tyre është me zgjedhjen në një lojë të vajzave ose djemve.

Në moshën 5-vjeçare, 75% e fëmijëve, si vajza ashtu edhe djem, zgjedhin miq të gjinisë së tyre: vajzat zgjedhin vajzat shumicën e rasteve dhe djemtë zgjedhin djemtë.

Ndërkohë që një vit më vonë, në moshën 6-vjeçare, djemtë vijojnë të zgjedhin djemtë, vajzat mund të ndryshojnë mendim dhe zgjedhin djemtë.

I njëjti eksperiment me disa lojëra të ndryshme u bë edhe në disa raste të tjera dhe rezultatet ishin pak a shumë të njëjta.

Kjo i ka çuar studiuesit në konkluzionet e mësipërme. /Blitz.al/

Share