Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza vdes me buzëqeshje në fytyrë, pasi i këndoi Ed Sheeran

Vajza vdes me buzëqeshje në fytyrë, pasi i këndoi Ed Sheeran
April 16
17:11 2017

Një vajzë e re 16-vjeçare, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ka ndërruar jetë me një buzëqeshje në fytyrë pasi ka dëgjuar të këndojë për të këngëtarin e njohur britanik Ed Sheeran.

Familja e vajzës ka thënë se vajza e tyre pak kohë më parë u kishte thënë se dëshira e saj e fundit do të ishte të dëgjonte Sheeran të këndonte këngën e saj të preferuar, “Little Bird”.

Pas kësaj, familja nisi fushatën në rrjete sociale për t’u përpjekur të tërhiqte vëmendjen e këngëtarit.

Ata ia dolën mbanë dhe arritën të tërheqin edhe vëmendjen e këngëtarit aq shumë të pëlqyer nga të gjithë.

Historinë e bëri me dije vëllai i vajzës në një emision televiziv, duke shtuar se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2014.

Aidan tregon se një ditë kur ata ndodheshin pranë motrës së tyre u erdhi një telefonatë.

“Triona ndodhej në spital me tuba në trup, kur në një moment ra telefoni. Ishte Ed. Ne e kaluam me zë të lartë dhe ai tha: ‘Përshëndetje Triona! Kam dëgjuar që je një fanse e imja. Kam dëgjuar se kënga jote e preferuar është Little Bird”,- tha Sheeran, dhe menjëherë pas kësaj filloi të luajë me kitarë këngën.

“Sheeran e këndoi të gjithë këngën. Ne e falënderuam dhe i thamë se duhej ta mbyllnim, sepse në ato çaste doktorët na thanë se zemra e motrës sonë kishte pushuar”,- tregon vëllai i saj.

Më tej ai tregon se nuk ka për ta harruar kurrë fytyrën e saj të buzëqeshur. “Ajo iku e qeshur, e lumtur”,- tregon ai, duke falënderuar pa masë këngëtarin. /Blitz.al/


http://www.ladbible.com/more/inspirational-girl-dies-with-smile-on-her-face-after-ed-sheeran-sang-to-her-20170416

Shperndaje