Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza që braktisi gjithçka për të shëtitur botën

Vajza që braktisi gjithçka për të shëtitur botën
January 07
16:21 2017

Një vajzë e cila e urrente punën e zyrës dhe ndjente se ishte lidhur me materializmin më tepër se ç’duhet ka braktisur gjithçka, përfshi edhe punën, për një shëtitje nëpër botë bashkë me qenin e saj.

Italiania 25-vjeçare Marina Piro dhe qeni i saj Labrador Odie tani jetojnë në një makinë Renault Kangaro me 5 dyer, të cilën ajo e ka përshtatur si një banesë në pjesën e prapme dhe me të ka vendosur të shëtisë botën.

marina-1

Marina, e cila jeton prej 5 vitesh në Britaninë e Madhe, në 11 muajt e fundit ka shëtitur në disa zona me liqene në Francë dhe në Itali, ndërkohë që ka në plan të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit.

Vendimi i saj për të shëtitur erdhi pasi e kuptoi se ekzistenca e saj po përfshihej së tepërmi nga prania e parasë dhe materializmi, për këtë arsye vendosi të braktisë gjithçka për një jetë bohemi.

mari

“Vendosa të jetoj më në harmoni me natyrën dhe njerëzit. Megjithatë, përgjatë rrugës kam pasur edhe disa vështirësi, duke qenë se kur shkon në zona të panjohura, mund edhe të humbasësh ndonjëherë. Kështu më ndodhi në Reims të Francës, ku nuk po gjeja ku kisha parkuar fugonin, pasi dola një shëtitje me Odin”,- tregon ajo.

Por  ajo tregon se deri tani nuk është ndierë në rrezik si një vajzë e vetme në udhëtim me qenin e saj.

Marina transporton gjërat më të nevojshme me vete, por tregon se ka më tepër se ç’duhet libra në fugonin e saj.

Nuk dihet se për sa kohë mund të ndjekë një rrugë të tillë Marina, por deri tani ajo ia ka dalë më së miri.  /Blitz.al/

mari-1

Komento
Shperndaje