Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushtria irakiane liron 354 gra të rrëmbyera nga ISIS

Ushtria irakiane liron 354 gra të rrëmbyera nga ISIS
June 20
19:15 2016

Janë plot 354 gra të minorancës “yazidi” të përdorura si skllave nga Kalifati Islamik, të cilat u liruan nga forcat irakiane në Fallujah, qyteti sunit në perëndim të Bagdadit. Ky është lajmi që sot mediat irakiane kanë nxjerrë në të gjithë vendin.

“Forcat irakiane, të cilat janë pjesë e operacionit të Fallujah kanë arritur të lirojnë 354 gra yazide të rrëmbyera nga luftëtarët e ISIS-it, pasi morën qytetin  Sinjar nën kontroll në gusht të vitit 2014, të përbërë nga kurdët”, – shprehet Hadi Dobani, përfaqësues i Punëve të Minoritetit wazidi në rajonin autonom të Kurdistanit.

Femrat e liruara të cilat sot ndodhen në zonën e al Amriyah, janë gjatë gjithë kohës nën mbrojtjen e forcave të ushtrisë.
Në gusht të vitit 2014, xhihadistët burgosën mbi 5 mijë gra e fëmijë dhe vranë qindra burra që i përkisnin grupit fetar të sipërpërmendur.

Shperndaje