Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushtria anti-ISIS bombardon fshatin me civilë

July 21
15:43 2016

 

Ditën e djeshme, ushtria e koalicionit anti-ISIS ka sulmuar një fshat në Sirinë Veriore duke vrarë rreth 73 civilë, 35 prej të cilëve ishin fëmijë dhe 20 ishin gra.

Bombardimi ishte pjesë e fushatës së sulmeve të koalicionit për të marrë kryeqytetin de-facto të shtetit islamik, Manbij, pikë kyçe për avancimin e ISIS-it drejt territoreve të reja.

Aktivistë të ndryshëm kanë dhënë alarmin për sulmet ndaj civilëve sirianë, sulme të cilat justifikohen si ngatërresa me bazat e ISIS-it nga radarët e ushtrisë.

“Ky është incidenti më i madh me civilët i çdo koalicioni që kur nisi fushata e bombardimeve para dy viteve”, – shprehet Chris Wood, drejtues i AirWars, baza e monitorimeve të bombardimit.

Etiketimet
Shperndaje