Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, refuzohen vizat për gjyqtarë e prokurorë

SHBA, refuzohen vizat për gjyqtarë e prokurorë
January 26
22:44 2017

 

Nga Anduena Llabani

Ambasada Amerikane njoftoi sot pasdite se u ka refuzuar vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Edhe pse nuk i publikon emrat e zyrtarëve të refuzuar, ambasada tregon se arsyeja kryesore e refuzimit lidhet me faktin se ata nuk e kanë kaluar procesin e kontrollit për pasuritë dhe lidhjet kriminale, ndryshe i njohur si Vetting-u.

Në njoftimin e shpërndarë, ambasada nuk tregon identitetin e zyrtarëve të refuzuar për vizë, por tregon se dy janë arsyet kryesore të kësaj mase drastike.

Së pari, ambasada pret të nis procesi i Vetting-ut, i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili do të verifikojë lidhjet dhe pasuritë korruptive.

Arsyeja e dytë është se një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij kanë abuzuar në mënyrë flagrante me vizën që kishin marrë nga Ambasada Amerikane.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vetting-ut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.

Ambasada e denoncon publikisht këtë rast refuzimi të vizave amerikane, në prag të nisjes së reformës në drejtësi, duke paralajmëruar hapur se Departamenti Amerikan i Shtetit do të refuzojë zyrtarët e korruptuar dhe është i vendosur për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.

Deklarata e bërë publike të enjten përforcon qëndrimin e SHBA-së për nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. /Blitz.al/

Shperndaje