Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Urrejtja” që shkaktoi sulmin në Orlando, flet Presidenti Obama

“Urrejtja” që shkaktoi sulmin në Orlando, flet Presidenti Obama
June 13
11:39 2016

Sulmi terrorist i ndodhur ditën e djeshme në Orlando, ku mbetën të vrarë 50 vetë dhe u plagosën rreth 53 të tjerë, ka tronditur mbarë botën.  Obama dhe Clinton kanë shprehur keqardhjen e tyre, por nuk i kanë vënë emër apo referuar autorit.

Raportet e para janë të qarta: vrasësi thirri “Allahu Akbar” dhe pranoi se ishte anëtar i Shtetit Islamik kur telefonoi 911-n. Duhet thënë se ishte gjithashtu jo vetëm një sulm ndaj Amerikës, por edhe ndaj homoseksualëve. Në një deklaratë për shtyp, Obama ka shprehur ngushëllimet për familjet dhe e ka quajtur sulmin si një akt kundër amerikanëve, një sulm urrejtjeje. “Ne amerikanët duhet të jemi të bashkuar dhe do ta luftojmë së bashku. Sulmi ndaj një individi të vetëm apo edhe ndaj një grupi me prirje seksuale të ndryshme është një sulm ndaj të gjithë nesh. Ky është një nga sulmet më të ashpra, që u mori jetën shumë njerëzve, në historinë e Amerikës”,- është shprehur Obama.

Komento
Shperndaje