Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urinim tek kryeministria, Bashkia gjobit PD-në me 20 mijë lekë

Urinim tek kryeministria, Bashkia gjobit PD-në me 20 mijë lekë
April 14
10:18 2019

Protesta e djeshme e opozitës ka përfunduar me shumë të shoqëruar dhe gjoba. Në rrjet qarkulluan dhe disa foto, ku në një prej tyre shfaqej një person që po urinonte në dyert e kryeministrisë. Kjo ka bërë që Policia Bashkiake të gjobisë Partinë Demokratike.

Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur lajmin.
“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios.”- ka shkruar Veliaj.

Bashkangjitur ai ka shpërndarë dhe foton e gjobës, ku shihet se ajo është në vlerën e 20 000 lekëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje