Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urdhri i Drejtorisë së Burgjeve: Asnjë deputet në qelitë e paraburgimit pa lejen e ministrit të Drejtësisë

Urdhri i Drejtorisë së Burgjeve: Asnjë deputet në qelitë e paraburgimit pa lejen e ministrit të Drejtësisë
September 29
17:38 2016

Vetëm ministri i Drejtësisë do të vendosë nëse një deputet duhet të hyjë në një qeli paraburgimi ose jo.

Ka qenë ky thelbi i një urdhri që kreu i Drejtorisë së Burgjeve, Miklovan Kopani, ka lëshuar për vartësit e tij. Ky urdhër u është bërë me dije të gjithë drejtuesve të institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend, të cilët ngarkohen me përgjegjësi në lidhje me çdo vizitë që do të kryejë çdo i zgjedhur vendor  që mban titullin deputet.

Urdhri i kreut të Drejtorisë së Burgjeve vjen menjëherë pas lajmit se kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, kishte hyrë në qelitë e paraburgimit të sigurisë së lartë, duke u takuar me persona ndaj të cilëve kryhen hetime. Zyrtarisht, Drejtoria e Burgjeve e konfirmoi vizitën e Brahos me ish-drejtuesin e lartë të burgjeve, Iljas Labin, i arrestuar dhe i akuzuar për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje.

Lajmi se Spartak Braho hyri në qelitë e paraburgimit me qëllim takimin e personave me influencë në botën e krimit krijoi shumë reagime. Vizita e tij erdhi menjëherë pas lajmit të kërcënimeve me jetë të prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Telefonatat kërcënuese ndaj tij u bënë pikërisht nga qelitë e paraburgimit të sigurisë së lartë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje