Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urdhri: “Asnjë anije peshkimi në det pa sistemin “blue box”, irritohen peshkatarët

Urdhri: “Asnjë anije peshkimi në det pa sistemin “blue box”, irritohen peshkatarët
July 07
11:03 2016

Qendra Ndërinstitucionale Detare ka lëshuar së fundmi një urdhër ku përcaktohet se pajisja e detyrueshme e anijeve të peshkimit me sistemin e lokalizimit të vendndodhjes “blue box”. Konkretisht, asnjë anije mbi 12 metër, në të gjitha portet e peshkimit në vend, s’do lejohet të kryejë aktivitetin e saj pa pajisjen me këtë sistem lokalizues.

Ky urdhër merret pak ditë pas ngjarjes të ndodhur me anijen e peshkimit “Çelepia 2”. Pritet që masa e marrë të shkaktojë probleme në sektorin e peshkimit. Vendimi thuhet se ka irrituar peshkatarët që kanë dalë në protestë, ku janë shprehur se po dëmtohet sistemi i peshkimit.

Komento