Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urbanët e Tiranës apo të Kandaharit? Ja incidenti që ndodhi sot

Urbanët e Tiranës apo të Kandaharit? Ja incidenti që ndodhi sot
November 04
11:41 2016

Pas rritjes së çmimit të biletës së urbanëve në Tiranë nga 30 në 40 lekë, duket qartësisht në terren se përmirësimi nuk është shtuar.

Sot në mëngjes ka ndodhur edhe një incident te zona e Astirit, me urbanin e Tiranës së Re, pasi disa qytetarë i kanë dalë para urbanit duke mos e lejuar të kalojë. Urbani që ata e prisnin prej disa minutash u mbush plot dhe nuk kishte më vend për të tjerë. Ndaj ata ishin të detyruar të prisnin tjetrin. Pas kësaj ata i kanë dalë para dhe nuk e kanë lejuar të kalojë për disa minuta, në shenjë proteste.

Ajo që vihet re qartësisht është vonesa e autobusëve në stacione, që nuk kanë një orar fiks. Mbipopullimi i urbanëve sidomos në orët e para të mëngjesit, pa përmendur këtu edhe sjelljen që le për të dëshiruar shpeshherë të punonjësve si fatorinot, shoferët apo përgjegjësit e tyre. Vjedhjet nuk mungojnë.

 

A është ky shërbimi që i duhet një Tirane europiane? /Blitz.al/
urbanet-1

Komento
Shperndaje