Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Uragani “Matthew” shkakton 113 viktima, Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Uragani “Matthew” shkakton 113 viktima, Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme
October 06
22:42 2016

“Kjo stuhi do t’ju vrasë”, – kështu është shprehur guvernatori i Florida-s. Deri tani mësohet se stuhia, e cilësuar e shkallës së katërt, ka shkaktuar 113 viktima. Zëdhënësi i Shërbimit të Mbrojtjes Civile, Joseph Edgard Celestin, ka bërë me dije se shumica dërrmuese e tyre, përkatësisht 108 persona, kanë vdekur në Haiti.

Autoritetet vendase u kërkuan më shumë se dy milionë banorëve të braktisin banesat dhe bizneset e tyre dhe të largohen për shkak se stuhia po afrohet. “Ne nuk jemi imunë. Dilni jashtë. Kujdesuni për jetën tuaj tani. Ju keni vetëm një jetë”, – është shprehur Derrick Henry për CNN.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, shpalli së fundmi gjendjen e jashtëzakonshme në Florida dhe urdhëroi dhënien e ndihmës federale për këtë shtet. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje