Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Uragani “Matthew” në SHBA, numërohen rreth 900 viktima

Uragani “Matthew” në SHBA, numërohen rreth 900 viktima
October 08
17:37 2016

Numri i viktimave të shkaktuara nga uragani “Matthew” ka arritur në 900, si pasojë e përmbytjeve masive. Ndër qindra viktimat, katër prej tyre numërohen në Florida.

Qendra Kombëtare për Uraganet në SHBA bën të ditur ndër të tjera se rreth 1.5 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Pavarësisht se erërat kanë pushuar disi, uragani “Matthew” mbetet ende një kërcënim serioz për zonat bregdetare në veri, në Karolinën e Jugut dhe Xhorxhia. Ndër qendrat që po marrin masa për përballimin e uraganit, janë “Myrtle Beach”, Karolina e Jugut dhe “Wilmington”, Karolina e Veriut. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje