Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Uragani “Matthew”, evakuohen mijëra njerëz nga Florida dhe Karolina e Jugut

Uragani “Matthew”, evakuohen mijëra njerëz nga Florida dhe Karolina e Jugut
October 06
14:07 2016

Ditën e sotme ka nisur evakuimi i qindra mijëra njerëzve nga Florida dhe Karolina e Jugut, të cilët rrezikohen nga uragani “Matthew”, i cili deri më tani ka shkaktuar rreth 26 viktima, pas goditi Haiti-n, Kubën dhe Republikën Domenikane.

Vendi që rrezikohet më tepër është Florida, ku mendohet se zona bregdetare do të shkatërrohet plotësisht si pasojë e intensitetit të fuqishëm të këtij fenomeni natyror.

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, apeloi që qytetarët në Florida të marrin masat përpara kësaj situate mjaft serioze.

Në një deklaratë të së mërkurës, guvernatori Rick Scott bëri të ditur se “bazuar në parashikimin më të fundit të marrë nga Qendra Kombëtare e Uraganëve, syri i uraganit “Matthew” do të jetë shumë pranë Florida-s. Bëhet fjalë për një stuhi serioze dhe mbrojtja e jetës mbetet prioritet i yni. Ne mund të rindërtojmë shtëpitë dhe bizneset tuaja, por jo jetën tuaj.”, deklaroi guvernatori, i cili bëri me dije se shteti është duke u përgatitur për më të keqen. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje