Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ura e Poçemit” sekuestron 40.000 rrënjë kanabis, në pranga 4 persona

August 31
09:25 2016

...

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura e Poçemit” ësht kryer sekuestrimi i 40.000 rrënjëve bimë narkotike “Cannabis sattiva” dhe janë vënë në pranga katër shtetas, të dyshuar si kultivues të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Arrestohen shtetasit:

1- Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.

2- Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.

3- Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

4- Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni, mbi bazën e të cilit janë asgjësuar rreth 40.000 (dyzet mijë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva, si dhe janë kapur në flagrancë 4 shtetasit e mësipërm në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike. Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit”, me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (toka dhe ajri), ku bënin pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH. Vijon puna për asgjësimin e bimëve të tjera narkotike dhe për kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje