Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Universiteti i Tiranës, publikohen kuotat e mbetura bosh në fakultete

Universiteti i Tiranës, publikohen kuotat e mbetura bosh në fakultete
October 17
11:35 2016

Dita e sotme shënon përfundimin e fazës së dytë të regjistrimit të fituesve në universitet dhe plotësimin e kuotave bosh me studentët poshtë vijës kualifikuese, të cilët nuk kanë rezultuar fitues në dy fazat e para. Universiteti i Tiranës ka bërë me dije kuotat e mbetura bosh, ku mësohet se kryeson Fakulteti i Shkencave të Natyrës me 973 kuota të lira.

Kuota bosh kanë mbetur edhe në fakultete të tjera, ndër to edhe në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Mjekësisë.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës – 973 kuota të lira

Fakulteti i Ekonomisë – 776 kuota të lira

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – 483 kuota të lira

Fakulteti i Shkencave Sociale – 402 kuota të lira

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë -317 kuota të lira

Fakulteti i Drejtësisë – 168 kuota të lira

Fakulteti i Mjekësisë – 26 kuota të lira

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje