Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Universiteti i Tiranës nderon Dritëro Agollin me “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Tiranës nderon Dritëro Agollin me “Doctor Honoris Causa”
October 31
16:55 2016

Senati Akademik i Rektoratit të Universitetit të Tiranës ka nderuar shkrimtarin Dritëro Agolli me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Të pranishëm në ceremoni ishin ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, senatorët e Universitetit të Tiranës dhe personalitete nga fusha e arsimit, shkencës.

Në fjalën e tij, rektori i UT-së, Mynyr Koni vlerësoi kontributin e Dritëro Agollit, ndërsa studiuesi i letrave shqipe, Bashkim Kuçuku tha për Agollin se do të mbetet shkrimtar i popullit.

Titulli në nderim të tij u tërhoq nga e bija, Elona Agolli, pasi shkrimtari nuk ishte i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore. Ky titull iu dha me motivacionin: Shkrimtar i shquar i letërsisë shqipe, i cili në veprat e tij ka pasqyruar e skalitur me mjeshtëri të lartë, me përmbajtje humaniste dhe me stil e gjuhë të pasur artistike, historinë dhe shpirtin e popullit shqiptar. /Blitz.al/

dritero2

Komento
Etiketimet
Shperndaje