Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Universiteti i Arteve, publikohen kriteret e pranimit në master

Universiteti i Arteve, publikohen kriteret e pranimit në master
May 09
10:02 2016

Universiteti i Arteve ka publikuar kriteret e pranimit në master për kandidatët që duan të vazhdojnë studimet master. Pranimet në Fakultetin e Artit Skenik, të Arteve të Bukura dhe të Muzikës, do të bëhet në bazë të konkurseve, për të cilat kandidatët duhen të regjistrohen në sekretaritë mësimore. Për të konkurruar, kandidatët duhen të paraqesin dosje personale me materiale.

Dosja që do të dorëzohet në sekretarinë mësimore duhet të përmbajë CV, listën e notave, diplomën e studimeve Bachelor, projekte të realizuara nga kandidati, filma, shfaqje apo ekspozita. Veç tyre, edhe dëshmi të aktiviteteve artistike të zhvilluara brenda dhe jashtë shkollës.

Komento