Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Universiteti Bujqësor, para dhe seks në këmbim të diplomës dhe vendit të punës

September 06
20:53 2016

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka zbuluar se si sigurohen provimet dhe vendi i punës në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Gjatë bisedave me sekserin shihet se si “studentja” siguron kalueshmërinë në disa provime të sajat përmes pagesës prej 10 mijë lekësh që i jepet pedagogut përkatës dhe 2 mijë lekësh të reja për sekserin.

Ai thekson përpara studentes se paratë e dhëna pedagogut në këmbim të marrjes së notës kthehen në rast moskalueshmërie, por jo tarifa që i jepet atij. Më tej, sekseri Besim Nasufi i bën me dije “studentes” (bashkëpunëtores së emisionit investigativ) se mund ta ndihmojë me të vëllanë që vazhdon studimet Master, në rast mosmarrje të provimeve.

Pas disa takimesh, ai kërkon edhe favore seksuale duke bërë të ditur se mundet që në këmbim të sigurojë një vend pune në universitet. Pavarësisht kërkesës së studentes për të mos vazhduar më tej, sekseri këmbëngul që mund ta ndihmojë së tepërmi.

Ai tregon një rast të ngjashëm me një tjetër studente, që pas tri vitesh marrëdhënie me të, mundi t’i sigurojë jo vetëm marrjen e provimeve por dhe një vend pune në universitet, e më pas vajtjen e saj në Gjermani. /Blitz.al/

Shperndaje