Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Unioni i Prokurorëve, deklaratë për mediat: Prokurorët nuk janë bërë pengesë për ndryshimet kushtetuese

September 07
18:00 2016

Nga Anduena Llabani

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, Unioni i Prokurorëve shpreh shqetësimin për ngërçin e krijuar, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re. Në një deklaratë për median, Unioni i Prokurorëve bën me dije se mungesa e dispozitave kalimtare ka krijuar një problematikë në funksionimin normal të organit qendror të akuzës për qindra çështje që janë në hetim ose në fazë gjykimi. Unioni i Prokurorëve thotë se në asnjë rast nuk është pjesë e diskutimeve politike rreth dispozitave kushtetuese që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor. Unioni pretendon se është dhënë kontribut vetëm në aspektin teknik.

Më poshtë deklarata e Unionit të Prokurorëve të Shqipërisë:

 

Shperndaje