Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik, 600 mijë nën 5 vjeç vdesin çdo vit

UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik, 600 mijë nën 5 vjeç vdesin çdo vit
October 31
15:27 2016

Fondi Ndërkombëtar i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka shkaktuar alarm me raportin më të fundit të saj, ku raporton se ajri i ndotur shkakton vdekjen çdo vit të 600,000 fëmijëve nën moshën 5-vjeçare.

Rreth 300 milionë fëmijë në nivel global jetojnë në zona me nivel toksik të ndotjes së ajrit gjashtë herë më të lartë sesa udhëzimet e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Referuar të dhënave satelitore, raporti i UNICEF-it bën me dije se rreth 2 miliardë fëmijë janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, që rrezikon shëndetin e fëmijëve.

“Ndotja e ajrit është një faktor i rëndësishëm që kontribuon në vdekjen e rreth 600.000 fëmijëve nën moshën 5-vjeçare çdo vit. Niveli i lartë i ndotjes dëmton mushkëritë e fëmijëve dhe trurin e tyre, që është ende në zhvillim. Asnjë shoqëri nuk duhet të injorojë ndotjen e ajrit”, – është shprehur drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje