Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UNESCO njohu lahutën si pasuri kombëtare të serbëve, reagon Ministria e Kulturës

UNESCO njohu lahutën si pasuri kombëtare të serbëve, reagon Ministria e Kulturës
December 05
13:14 2018

Ditën e djeshme organizata botërore e trashëgimisë kulturore UNESCO, njohu lahutën si pasuri kombëtare të Serbisë, ose më saktë pranoi kërkesën e këtij shteti për përfshirjen e “Të Kënduarit në shoqërimin e Gusle (lahutës)”  në “Listën Përfaqësuese të Trashgimisë Kulturore Jometariale të Njerëzimit”.


Menjëherë lajmi u shpërnda në të gjitha mediat dhe komentet e habisë ishin të shumta, nisur dhe nga fakti që ky instrument muzikor është i njohur historikisht si pjesë e historisë kulturore të vendit tonë dhe ka shekuj që përdoret për krijimin e këngëve tradicionale sidomos në disa zona specifike të Shqipërisë.

Me shpërndarjen që mori lajmi është kërkuar reagimi i zyrtarëve të kulturës në Shqipëri, sidomos të Ministrisë së Kulturës, si për të dhënë “shpjegime” për këtë vendim të UNESCOS dhe pse i është njohur Serbisë përpara vendit tonë. I pari që ka reaguar ka qenë ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë. Në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ai ka shpjeguar se regjistrimi i lahutës në pasurinë kulturore të Serbisë nuk është diçka ekskluzive që mund ti njihet vetëm atyre dhe se Shqipëria së bashku me Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacisë është duke punuar për një deklaratë të përbashkët ku do të kërkojnë që i njejti instrument ti njihet dhe këtyre vendeve si pjesë e velrave kulturore.

Të njejtën gjë ka thënë dhe Ministrja e Kulturës në një deklaratë për mediat. Kumbaro sqaron se  asnjë komitet i UNESCO nuk ka marrë vendim, siç thuhet në disa media, që “lahura nuk është e Shqipërisë por e Serbisë.” Sipas saj Serbisë i është pranuar kërkesa nisur nga historia e saj, nisur nga fakti që këndimi me Gusle është e pranishme në praktikën e shumë vendeve të Evropës Juglindore. Gjitahshtu Ministrja ka bërë me dije se vendi ynë për momentin ka prioritete të tjera në UNESCO, që përfshijë njohjen e Liqenit të Ohrit dhe të Parkut Arkeologjik të Apolonisë në “Listën e Trashëgimisë Botëore Kulturore”. Ndërkohë për rastin e “lahutës” shprehet se po punohet dosja e përbashkët me Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë.

Gjtihsesi ne mendojmë se pak më shumë punë do ishte bërë, që një instrument muzikor ikonik si lahuta, të na ishte njohur më parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje