Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

#unëjamAlmiri – tragjedia që po i ngre të gjithë në këmbë

#unëjamAlmiri – tragjedia që po i ngre të gjithë në këmbë
July 02
19:09 2016

Ditën e djeshme, opinioni publik është tronditur nga një histori tragjike prej së cilës ra viktimë një fëmijë 4-vjeçar.

Almir Aliu nga Kumanova ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi një shtetas maqedonas e ka shtypur qëllimisht me makinë. I ati i Almirit ka pasur një debat me shtetasin me iniciale B.I. dhe pas zënkës ai i është vërsulur me makinën e tij familjes shqiptare në tentativë për t’i shtypur. Nga sulmi, prindërit ngelën të lënduar, ndërsa fëmija 4-vjeçar u dërgua në klinikën e Shkupit dhe pak minuta më vonë ndërroi jetë. Babai i Almirit, Sedat Aliu, ka rrëfyer ngjarjen duke pohuar se personi me inicialet B.I. nuk ka marrë mundimin t’i ndihmojë, madje ka thirrur përforcime në telefon për të sulmuar familjen. “Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura dhe na rrahën”,- ka rrëfyer  ngjarjen Sedat Aliu. Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar. Menjëherë pas publikimit të kësaj ngjarjeje, që i mori jetën fëmijës, rrjetet sociale kanë shpërthyer në thirrje ndaj autoriteteve dhe drejtësisë për t’i dhënë dënim maksimal maqedonasit.

Ngjarja është konsideruar me karakter etnik, si një urrejtje e maqedonasve ndaj shqiptarëve, duke ngjallur kështu një zemërim në rrjete sociale. Menjëherë ka nisur një fushatë sensibilizuese #unëjamAlmiri, së cilës i janë bashkangjitur edhe shumë personalitete, politikanë dhe emra të njohur artistësh, ku përmendim reperin Gold Ag, aktorin Xhevdet Jashari dhe këngëtarin Ermal Fejzullahu. Ata janë shprehur të revoltuar ndaj kësaj ngjarjeje tronditëse dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Uroj ta paguaje me gjake biri i shkines qe ja beri kete femijes se pafajshem Almirit.. Ngushllime familjes

A photo posted by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

#KJONUKDUROHET ngushellime familjes😞😞😞

A photo posted by Xhevdet Jashari (@xhevdet_jashari) on

Komento
Shperndaje