Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ultimatumi i Erdogan për SHBA, Joe Biden do të vizitojë Turqinë

Ultimatumi i Erdogan për SHBA, Joe Biden do të vizitojë Turqinë
August 13
15:08 2016

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të vizitojë Turqinë më 24 gusht. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri turk Binali Yıldırım, në një deklaratë të së shtunës.

Në këtë vizitë, ai do të shoqërohet nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdağ, njoftoi më 12 gusht se një delegacion amerikan do të zhvillojë një vizitë dyditore në Turqi, e cila do të ketë në fokus çështjen e ekstradimit të Fethullah Gulen.

Kjo vizitë e zëvendëspresidentit amerikan ndodh në një kohë kur Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dha një ultimatum në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai u shpreh se SHBA do të duhet të zgjedhë mes Turqisë dhe klerikut Fethullah Gulen, për të cilin shteti turk ka kërkuar ekstradimin. Fethullah Gulen akuzohet për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit më 15 korrik në Turqi. /Blitz.al/

Komento