Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ulje emergjente e avionit në Irlandë, 16 të plagosur

Ulje emergjente e avionit në Irlandë, 16 të plagosur
August 31
11:44 2016

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një turbulence që shkaktoi uljen emergjente të avionit në Republikën e Irlandës. Katërmbëdhjetë pasagjerët dhe dy anëtarë të ekuipazhit që mbetën të plagosur janë dërguar në spital menjëherë pas uljes së avionit në aeroportin “Shannon”.

Avioni i “United Airlines” ishte nisur nga Houston, Teksas, drejt “Heathrow Airport”, Londër. Për shkak të turbulencave të papritura që shkaktuan të plagosur, ai është ulur në aeroportin e Irlandës. Linja ajrore e “United Airlines” bëri të ditur se për pasagjerët dhe ekuipazhin e fluturimit UA-880 është duke u siguruar mbështetja e nevojshme. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje