Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UEFA vendos: Nga sezoni që vjen, sistemi “VAR” do të aplikohet në Champions League dhe jo vetëm…

UEFA vendos: Nga sezoni që vjen, sistemi “VAR” do të aplikohet në Champions League dhe jo vetëm…
September 27
14:51 2018

Pavarësisht eksperimenteve dhe dyshimeve fillestare, më në fund UEFA është dorëzuar përballë teknologjisë në futboll, edhe pse hasi me rezistencë.  Ajo ka vendosur që sistemi VAR të jetë në të gjitha kompeticionet e organizuara prej saj, Champions, Europa League, Nations League e Kampionati Europian, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Vetë presidenti Aleksandër Ceferin nuk ishte dakord me këtë risi, por Komiteti Ekzekutiv i qeverisë europiane të futbollit ka aprovuar tashmë këtë teknologji në edicionin 2019/2020 të Ligës së Kampioneve.

Sistemi VAR në Champions do të aplikohet direkt në ndeshjet e play-off dhe më pas gjatë gjithë ndeshjeve të tjera.

Një tjetër vendim i rëndësshëm nga UEFA është se kjo teknologji do të përdoret për herë të parë në një Kampionat Europian dhe është ai që do të zhvillohet në vitin 2020.

U fol shumë përpara se ky vendim të merrej dhe pritej diçka e tillë sepse qeveria europiane e futbollit pati edhe shumë presion nga klubet e mëdha të cilat u shprehën:

“Kjo teknologji do të evitonte shumë gabime njerëzore të arbitrave që kanë qenë të shumta vitet e fundit”.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje