Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UEFA: Skënderbeu manipuloi 50 ndeshje, ndërhyri Ridvan Bode

UEFA: Skënderbeu manipuloi 50 ndeshje, ndërhyri Ridvan Bode
September 09
17:58 2016

Dokumenti i UEFA-s, ku paraqiten arsyet se pse Skënderbeu u dënua me një vit jashtë kupave të Europës, është zbardhur së fundmi. Zbulohet se ekipi korçar ka manipuluar veç ndeshjeve jashtë vendit, edhe ato të kampionatit shqiptar, në total 50 ndeshje.

“Sistemi i Dedektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit”, – citohet në dokumentin e UEFA-s.

Skënderbeu akuzohet se manipuloi 50 ndeshje, ndër to: 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Europa League, 41 ndeshje të Kampionatit Shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore.

Në argumentin e UEFA-s bëhet më tej e ditur se manipulimet janë kryer për qëllim përfitimi nga bastet. Deputeti demokrat Ridvan Bode akuzohet se ka ndërhyrë në shpalljen kampion të ekipit korçar. Konkretisht, thuhet se ai ka ndërhyrë te Dinamo dhe Shkumbini. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje