Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UEFA: Rusia dhe Anglia mund të skualifikohen. Dhuna në stadium, e patolerueshme

UEFA: Rusia dhe Anglia mund të skualifikohen. Dhuna në stadium, e patolerueshme
June 13
10:17 2016

....

....
Picture 1 of 1

UEFA ka paralajmëruar Anglinë dhe Rusinë se mund të largohen nga Euro 2016 nëse do të ketë sërish dhunë nga tifozët. Paralajmërimi vjen vetëm  tri ditë pas përleshjeve të ndodhura me tifozët para dhe pas fillimit të ndeshjes mes tyre në Marsejë.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar të dielën, UEFA, si organ qeverisës  i futbollit europian, paralajmëroi se nuk do të hezitojë në vendosjen e sanksioneve shtesë mbi Shoqatën e Futbollit të Anglisë dhe Rusisë.  Gjatë përplasjes mes tifozëve kanë mbetur të plagosur 30 persona dhe janë arrestuar rreth 10 vetë. Dëshmitarët okularë kanë përshkruar se si tifozët rusë kanë kaluar kordonin ndarës  policor ndaj tifozëve anglez. Pamjet nga videot në stadiumin e Marsejës tregojnë se si tifozët rusë po i detyronin dhe u bërtisnin tifozëve anglezë të largoheshin, madje pas kalimit të kufirit dhe përleshjes, shumë gra dhe fëmijë i kapi paniku.

Deklarata e UEFA-s thotë se tashmë është hapur një rast disiplinor kundër Rusisë duke paralajmëruar se kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme dhe nuk ka vend në futboll. Vendimi pritet të dalë të martën, ndërkohë që kundër Anglisë nuk është marrë ende asnjë masë paraprake. Ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko, tha se dënimi më i mirë do të ishte gjoba, duke pranuar se sjellja në stadium ishte e gabuar.

Komento
Shperndaje