Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UEFA penalizon Rusinë për dhunën e tifozëve në stadium

UEFA penalizon Rusinë për dhunën e tifozëve në stadium
June 14
14:40 2016

UEFA ka paralajmëruar Anglinë dhe Rusinë se mund të largohen  nga Euro 2016 nëse do të ketë sërish dhunë nga tifozët. Paralajmërimi erdhi  vetëm  tri ditë pas përleshjeve të ndodhura me tifozët para dhe pas fillimit të ndeshjes mes tyre në Marsejë, ndërkohë sot UEFA ka shpallur masën parandaluese ndaj Rusisë.

Sipas BBC-së,  organi qeverisës i futbollit europian ka gjobitur dhe penalizuar Rusinë me një vlerë prej 150 mijë eurosh për situatën e krijuar në stadium mes tifozëve. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e UEFA-s  apo reagim nga pala ruse rreth këtij penalizimi.

Gjatë përplasjes kanë mbetur të plagosur 30 persona dhe janë arrestuar rreth 10 vetë. Dëshmitarët okularë kanë përshkruar se si tifozët rusë kanë kaluar kordonin ndarës  policor ndaj tifozëve anglezë. Pamjet nga videot në stadiumin e Marsejës tregojnë se si tifozët rusë po i detyronin dhe u bërtisnin tifozëve anglezë të largoheshin, madje pas kalimit të kufirit dhe përleshjes shumë gra dhe fëmijë i kapi paniku.

Shperndaje