Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UEFA hap hetim për Shqipërinë dhe Rumaninë

UEFA hap hetim për Shqipërinë dhe Rumaninë
June 20
15:50 2016

Fill pas përfundimit të ndeshjes Rumani-Shqipëri, UEFA ka hapur një hetim ndaj tifozerisë së të dyja vendeve. Mbi të dyja federatat e futbollit qëndrojnë akuzat e mosdisiplinimit të tifozerisë, pasi këta të fundit kanë ndezur fishekzjarrë dhe kanë hedhur objekte të forta në fushë gjatë pushimit.

Nuk është përcaktuar ende data se kur do të merret vendimi final mbi këtë çështje, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit do të mësojë ditën e nesërme dënimin për incidentet e fishekzjarrëve dhe banderolës për Çamërinë pas ndeshjes me Zvicrën.

Komento
Shperndaje