Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U zhduk pasditën e djeshme, gjendet i mbytur vogëlushi shqiptar në Zvicër

U zhduk pasditën e djeshme, gjendet i mbytur vogëlushi shqiptar në Zvicër
May 24
18:01 2019

ogëlushi shqiptar Zeneli 4-vjeçar, është gjetur i vdekur. Fëmija i zhdukur që nga pasditja e djeshme u gjet sot, më 24 maj 2019, në Villnachern nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare.

Sipas dyshimeve të para, supozohet se fëmija ka rënë në lumë që dje, kur luante në park. Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë dy ditët e fundit në Aabach dhe Aare, rrymat e kanë marrë me shpejtësi trupin e fëmijës.

Pasditen e së enjtes, pasi i humbi nga sytë të ëmës, policia kantonale nisi kërkimin në zonë, bashkë me zjarrfikësit dhe një helikopter me kamera termike për natën dhe duke kontrolluar edhe lumin edhe brigjet e tij.

Burimi:Syri.net

Komento
Shperndaje