Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U zhduk në Plazhin e Durrësit, gjendet trupi i pajetë i të riut

U zhduk në Plazhin e Durrësit, gjendet trupi i pajetë i të riut
June 24
08:45 2019

Është gjetur i mbytur 31-vjeçari nga Skrapari, Doland Molla, i cili humbi kontaktet me miqtë ditën e djeshme, teksa ishte futur për t’u larë në plazhin e Durrësit.

I riu u denoncua i humbur nga shokët e tij, ndërsa policia u vu menjëherë në kërkim tokësor dhe detar. Pas një dite kontrollesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit.

Trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.

31-vjeçari u denoncua i humbur rreth orës 14:00 të ditës së diel, ndërsa është arritur të gjendet mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje