Blitz

 Breaking News

U vranë me armë zjarri, kush janë dy viktimat motër e vëlla në Mirditë

U vranë me armë zjarri, kush janë dy viktimat motër e vëlla në Mirditë
February 25
23:09 2020

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rrëshenin mbrëmjen e sotme, pasi 45-vjeçar Fatmir Koleci, vrau me armë motër e vëlla, Vladison dhe Esmeralda Filopati, të ndjerët tashmë, që shihni në foto.

Esmeralda, nënë e tre vajzave ishte ndarë nga burri i saj, Fatmir Koleci dhe vazhdimisht kishin debate. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori Fatmir Koleci, rreth 45 vjeç ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë. Ndërkaq, ishte denoncuar për dhune ndaj saj.

 

Gazetari Gjegji Figuri raporton për Abc News se autori Fatmir Koleci ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe ka patur debat me këtë të fundit dhe vëllain. Më pas debati mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku 45-vjeçari ka qëlluar për vdekje ish bashkëshorten dhe vëllain e saj.

Mësohet se zona ku ndodhi ngjarja është e rrethuar nga forca të shumta policie dhe RENEA. Policia ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

 

Share