Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U vra në krye të detyrës, Ardian Kodra shpallet Dëshmor i Atdheut

U vra në krye të detyrës, Ardian Kodra shpallet Dëshmor i Atdheut
September 03
14:09 2016

Efektivi i policisë, Ardian Kodra, i cili mbeti i vrarë gjatë një aksioni të policisë për kapjen e një personi me probleme mendore, është shpallur ditën e sotme Dëshmor i Atdheut.

Bëhet me dije se shpallja e tij u bë me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Familjarëve të efektivit do t’u akordohet “Dekorata e artë e shqiponjës”.

Ardian Kodra, i cili ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë  për 20 vite, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin 27-vjeçar David Qosja. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje