Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U vra në detyrë. Qeveria, 5 milionë lekë familjes së efektivit Adrian Kodra

U vra në detyrë. Qeveria, 5 milionë lekë familjes së efektivit Adrian Kodra
September 14
18:50 2016

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për akordimin e ndihmës me vlerë 5 milionë lekë për familjen e efektivit Adrian Kodra, i cili mbeti i vrarë pak ditë më parë në një aksion që u zhvillua në Torovicë të Lezhës.

Efektivi 50-vjeçar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e sulmit me armë nga shtetësi David Qosja.

“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e ndihmës financiare prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh familjes së inspektor Adrian Halil Kodra, ish-punonjës policie në Repartin e  Ndërhyrjes së Shpejtë, Shkodër, i vrarë në krye të detyrës”,- citohet në vendimin e qeverisë.

Fondi në fjalë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje