Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U tall me presidentin Erdogan, Merkel lejon hetimin e komedianit gjerman

U tall me presidentin Erdogan, Merkel lejon hetimin e komedianit gjerman
April 15
17:10 2016

Qeveria gjermane ka vendosur të lejojë hetimin e komedianit gjerman që akuzohet se ka tallur presidentin turk Erdogan. Kancelarja Angela Merkel, njoftoi se qeveria ka miratuar një hetim penal për komedianin Jan Boehmermann. Autoritetet turke i kërkuan Prokurorisë nisjen e hetimit pas reagimit të ashpër të Erdogan ndaj kësaj satire. Nëse Jan Boehmermann shpallet i fajshëm, ai mund të përballet me një gjobë ose dënim me burg.

Sipas disa ekspertëve, poema e tij mund të cilësohet si një “mburojë e fortë”, pasi dhe satira ndaj Erdogan, mund të shihet si pjesë e një satire të gjatë rreth cenimit të fjalës së lirë, se sa një fyerje e qëllimshme.

Në një vërejtje të saj pas publikimit të kësaj poeme, kancelarja Merkel u shpreh se poezia ishte “qëllimisht fyese” teksa tha se Europës i nevojitet Turqia për ta ndihmuar lidhur me krizën e refugjatëve. Gjithashtu, ajo bëri me dije se qeveria ishte e ndarë lidhur çështjen e komedianit Boehmermann.

Poema satirike u transmetua nga televizioni “ZDF” dy javë më parë. Kanali televiziv vendosi të mos publikojë programin e përjavshëm të komedianit për shkak të këtij skandali.

Komento