Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U shpall i zhdukur, 15-vjeçari gjendet duke luajtur playstation

U shpall i zhdukur, 15-vjeçari gjendet duke luajtur playstation
September 14
16:03 2016

Policia e Vlorës shpalli fillimisht të zhdukur adoleshentin me iniciale A. M. 15 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”. Si rezultat i kërkimeve pas denoncimit të të atit, i riu u gjet në gjendje shumë të mirë shëndetësore, duke luajtur playstation në lagjen “Pavarësia” pranë Transballkanikes.

Njoftimi paraprak i Policisë Vlorë

Policia Vlorë ka shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, shtetasin A.M., 15 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi të mitur u bë pas denoncimit të bërë ditën e sotme nga babai i fëmijës, shtetasi M.M., 48 vjeç, i cili ka kallëzuar se më datë 13.09.2016, fëmija i tij është nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më në banesën e tyre. Po punohet për gjetjen e tij.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje