Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U qëllua për vdekje nga polici, qeveria e NYC dëmshpërblim 4,1 mln $ familjarëve

U qëllua për vdekje nga polici, qeveria e NYC dëmshpërblim 4,1 mln $ familjarëve
August 16
22:01 2016

Familja e Akai Gurley, një njeri me ngjyrë që u qëllua për vdekje nga një polic në vitin 2014, do të dëmshpërblehet me 4,1 milionë dollarë. Qyteti i New York-ut do kontribuojë me 4,1 milionë dollarë, ndërsa Autoriteti i Strehimit është duke kontribuar me 400,000 dollarë në mbështetje të familjes së 28-vjeçarit.

Departamenti Ligjor e cilësoi këtë zgjidhje si një “rezolutë të drejtë të një çështje tragjike”. Avokati i familjes u shpreh se palët arritën në një marrëveshje pas negociatave të shumta të udhëhequra nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë.

Këto të shtëna me armë u shënuan vetëm disa muaj pas vdekjes së Michael Brown në Missouri dhe Eric Garner në New York, dy vrasje që shkaktuan protesta dhe debate. Akti i ish-efektivit Peter Liang u cilësua si “krim i nivelit të ulët”. Mbështetësit e tij u shprehën se bëhej fjalë thjesht për një incident dhe Liang u përdor si “kokë turku” për raste të tjera të ngjashme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje