Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U publikua përgjimi i bisedës së tij, reagon për herë të parë kryeministri Rama

U publikua përgjimi i bisedës së tij, reagon për herë të parë kryeministri Rama
June 17
17:16 2019

Paraditen e sotme, gazeta gjermane Bild publikoi një seri përgjimesh, ku ndër to është biseda e kryeministrit Edi Rama me Arben Keshin. (Lexo këtu)

Për këtë, Rama ka reaguar për herë të parë në Twitter duke publikuar dhe vetë një pjesë të përgjimit:

“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vettingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë!”

“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë””- ka shtuar ai më tej, duke sqaruar kështu se aludimi nga Bild se Keshi ka qenë drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme është i gabuar.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje